Pas konfirmimit të këtyre rasteve autoritetet kanë marrë vendimin që të mbyllin konsultorin, pasi rrezikohen dhe qytetarët e tjerë.
POGRADEC- COVID-19 ka shkuar dhe në Pogradec, duke infektuar tre persona. Sipas informacioneve mësohet se të infetkaur janë një mjeke dhe dy infermiere të Konsultorit të Fëmijës.
Advertisements
Pas konfirmimit të këtyre rasteve autoritetet kanë marrë vendimin që të mbyllin konsultorin, pasi rrezikohen dhe qytetarët e tjerë.
Dosja.al ka raportuar sot për vatrën e re të krijuar në Pogradec dhe mësohet se infektimi ka nisur nga një vizitë në Tiranë. Një prej punonjëseve të Konsultores kishte takuar vajzën që jetonte në kryeqytet dhe më pas virusin ua kishte kaluar dhe kolegeve të saj.
Advertisements
Nga ana tjetër ditën e sotme në të gjithë vendin janë shënuar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë ka shkuar në 42 numri i personave që kanë ndërruar jetë, pasi gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!