Organizimi i servirjes, shitjes dhe shpërndarjes së lajmit ishte perfekt. Faza e dytë është frika. Të dy vëllezërit mohojnë vërtetësinë absolute të testit, dhe me një instikt të natyrshëm do të donin një ritestim, por kjo është e pamundur. Qeveria nuk lejon testim askund tjetër përveç laboratorëve të ISHP, që kontrollohen prej saj dhe në fund të ditës raportojnë atje.
TIRANE- Në rrethana të paqarta dy vëllezërit artistë Robert dhe Edmond Budina sipas qeverisë janë të infektuar me COVID-19. Fakti i fundit do të ishte mëse i zakonshëm nëse do të ishte fakt i pakontestueshëm, e nëse pas këtij “lajmi” nuk do të ishin disa prapaskena që të ngrenë dyshime për infektimin e më pas izolimin e të dyve.
Advertisements
Të premten në drekë, në një ditë pa zhvillime, perfekte për të lulëzuar lajmet e rreme, në mediat pranë qeverisë, në një sinkronizim ideal, u shpall lajmi se të dy vëllezërit, Robert dhe Edmond Budina ishin të infektuar me COVID-19.
Në kohën kur të dyve nuk iu ishte dhënë ende lajmi se ishin të infektuar, ata e morën vesh përmes televizorit. Lajmi nuk ishte kaq i ftohtë dhe raportues. Titrat kalonin njëra pas tjetrës duke theksuar faktin se të dy vëllezërit “kishin bërë tur pa maska nëpër Shqipëri”.
Advertisements
Një dorë e zezë e kuroi lajmin me foto dhe pamje ilustruese nga takimet e tyre nëpër Shqipëri. Pa e përtypur akoma lajmin, publikut iu servir reagimi i kryeministrit. Kaq i papunë të ketë qenë vallë, saqë ka qenë para televizorit për të reaguar 10 minuta pas bërjes publike të lajmit, për dy pacientë të infektuar? Cila ishte nevoja e Ramës për të komentuar një lajm të rëndomtë mes 722 të infektuarve aktivë që janë sot në Shqipëri?
Kjo do të kuptohej në rreshtin e dytë të reagimit të tij. Rama shkruante shqip dhe qartë: Më vjen keq, por mos ju shkoni mbrapa…(Pra mos bëni si ata të dy të shënjuarit, dy Budinajt). Në të kundërt, ju pret virusi dhe Kodi Penal?
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!