Një burrë 47-vjeçar i maskuar si mjek është arrestuar nga policia e Athinës të martën e kaluar.
Advertisements
Burri, të cilit nuk i dihet ende emri, ka bindur pacientët që të ndalojnë trajtimet e tyre dhe të përdorin metodat e tij alternative, sipas një deklarate të policisë.
Një zëdhënës i policisë i tha CNN se personi në fjalë synonte të afrohej me njerëzit me sëmundje terminale. Tre nga pacientët e tij – të moshës 14, 16 dhe 76 vdi qën.
Advertisements
Rreth 45 persona u mashtruan nga 47-vjeçari. Ai u arrestua në Athinë të martën me akuzat për v rasje, mashtrim, falsifikim dhe trafik dr oge.
Policia tha se ata hetuan burrin për më shumë se një vit dhe zbuluan se ai po pretendonte të ishte një neurolog, një neurokirurg dhe një fizioterapist, si dhe një studiues i edukuar nga SH.B.A. në kirurgjinë pediatrike dhe onkologjinë pediatrike në një qendër kryesore mjekësore në Zvicër.
Ai gjithashtu pretendoi të ishte anëtar i disa familjeve të njohura greke, një ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, një pilot i forcave ajrore dhe pjesë e një fondi amerikan të investimeve.
Burri premtoi se do të trajtonte njerëzit me sëmundje të rënda dhe u dha atyre “substanca me origjinë të panjohur dhe përbërje kimike”. Disa prej substancave përmbanin kan abis, shtoi policia e Athinës.
Ai do t’i shoqëronte pacientët në ambiente mjekësore për ekzaminime, ose të koordinonte operacionet, dhe të merrte shuma të mëdha parash prej tyre. Në një rast, ai mori të paktën 15,000 € (16.800 dollarë), si dhe më shumë se 58,000 € nga tre pacientët që vdi qën.
Mendohet se burri kishte dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë, por sipas hetimeve të policisë mund të jenë më shumë se sa tre të përfshirë.
Të enjten, Giorgos Patoulis, president i Shoqatës Mjekësore të Athinës, bëri thirrje për një monitorim më të afërt të origjinalitetit të diplomave mjekësore.
“Kr imi i mashtruesit të pamëshirshëm i cili shfrytëzoi dhimbjen e pacientëve dhe rrezikoi jetën e e tyre, madje edhe të miturve, është i rëndë. Shërbimet e Shoqatës Mjekësore të Athinës po punojnë intensivisht për të kontrolluar diplomat e anëtarëve të Shoqatës, përkundër faktit se disa Universitete të huaja nuk bashkëpunojnë.” u shpreh Giorgos Patoulis
Presidenti i Shoqatës Mjekësore të Athinës gjithashtu u bëri thirrje pacientëve të jenë vigjilentë dhe të refuzojnë trajtimet që nuk ndjekin shkencën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!