Pëllumb Pipero, gjatë një interviste për “Provokacija” tha se nuk e këshillon përdorimin e gjerë të maskës, por listoi një sërë vendesh ku duhet vënë patjetër!
Advertisements
“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë.
Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës. Një maskë përdoret një ditë, por ka maska tashmë që mund të vendosen disa herë pasi lahen dhe hekurosen, këto janë maska që të mbrojnë nga spërklat e pështymës. Maskat profesionale janë të nevojshme për doktorët në spitale sidomos nga spitalet Covid.”
Advertisements
Pra, përpiquni të pajiseni me një maskë kur futeni në:
1- Restorante/bare
2-Banka
3- Auditore
4-Markete
5- Çdo ambient tjetër i mbyllur ku ka grumbullime.
Përpos kësaj, epidemiologu shtoi se transmetueshmëria e virusit ka rënë, por është e rëndësishme që masat të ndiqen në mënyrë rigoroze, për të shmangur transmetimin e virusit aty ku rreziku është i madh.
“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!