Florjan Binaj i infektuar me Covid-19/ Edi Ramës së “Portokalli” i kthehet situata në bumerang

Aktori i humorit, Florjan Binaj, ka konfirmuar lajmin se është infektuar me koronavirus, pas testit të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Advertisements

Me anë të një postimi në “Instagram”, ai tregoi se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, ndërsa i vjen keq që për dy javë do t’i mungojë spektaklit të humorit.

“Jam aq pozitiv si tip, saqë dola pozitiv edhe me Covid19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19! U vetizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët, deri në përfundim të karantinës. Fatmirësisht, nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën, sesa ta lexoni nga portalet, që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë. Më vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të ‘Portokalli-së’, por s’kam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: Ku e more?, – u them: ‘E mora në Gjermani, por km i ka origjinale të vetat’. Shëndet të gjithëve!”, shkruante Binaj.

Advertisements

Ndërkohë nuk kanë vonuar komentuesit, që i kujtuan imituesit të Edi Ramës në “Portokalli”, rebelimin e tij gjatë karantinës kundër rregullave të vendosura nga qeveria që drejtohet nga Kryeministri Rama.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Instagram”, Florjan Binaj shprehu hapur pakënaqësitë me rregullat e reja të dhëna nga Kryeministri Edi Rama.

Aktori shprehej se nuk i bindej dikujt që shkel të drejtat e tij, ndërsa urdhrat e karantinimit i quan surreale: “Unë nuk pranoj t’u bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time, në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash, por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele”.

Kjo deklaratë në fund të majit e aktorit, që prej vitesh imiton Ramën në “Portokalli”, erdhi pasi Kryeministri u shpreh në një deklaratë për shtyp se fundjava pa makina do të vijonte edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehej sërish pas sezonit të verës, si një mënyrë e re jetese nga tetori në mars.

Shumë personazhe të njohura, mes tyre edhe Florjani, ishin kundër këtij vendimi dhe e kanë quajtur absurd duke marrë parasysh krizën ekonomike që po kalon vendi, nga e cila pritet të marrin veten shumë biznese, që më së shumti e ushtrojnë aktivitetin fundjavave. E me dhënien e lajmit, reagoi me shaka edhe biznesmeni Elton Ilirjani, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një deklarate në një lidhje live, Eltoni pohoi se mund ta kishte marrë koronavirusin, pasi i kishte përjetuar të gjitha simptomat. Pas kësaj interviste, Florjani e imitoi Eltonin në “Portokalli”, ku nën lëkurën e këtij personazhi tregonte se si ndihej pas koronës.

Kështu, direkt pas lajmit, Eltoni bëri një postim në “Instagram”-in e tij me look-un e Florjanit në rol, ndërsa shkruante: “Tani, ky mund ta bëjë më mirë rolin tim”.

Nuk dihet se ku është karantinuar aktori, pasi është baba i dy fëmijëve.

/Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, ja kush lejohet të udhëtoj
Artikulli tjetërNuk pritej/ Lejohen 5 mijë tifozë, qeveria pranon hapjen e stadiumeve për dy ndeshjet e rëndësishme