Infektimi i vëllezërve Budina, Kalaja: Janë mirë, kjo është diçka e gatuar nga Rama sepse ISHP-ja këmbënguli për testim, mua s’ma kanë bërë!

Ndër të tjera, Kalaja ngre shqetësimin se ISHP-ja ka insistuar që t’u bëjë tamponin dy vëllezërve Budina, pasi kishin marrë pjesë në një ceremony mortore, por aktorëve të tjerë s’ua ka bërë askush. Sipas jurists, kjo është e ‘gatuar’ që të bëhet pis kauza e Teatrit Kombëtar.

Advertisements

TIRANË– Juristja Adriana Kalaja ka komentuar e lajmin e komunikuar nga kryeministri Edi Rama për infektimin e vëllezërve Budina me COVID-19. në një intervistë për “ABC News”, Kalaja pohoi se dy vëllezërit Budina janë të infektuar me Covid=19 por shtoi se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë asnjë simpotomë.

Ndër të tjera, Kalaja ngre shqetësimin se ISHP-ja ka insistuar që t’u bëjë tamponin dy vëllezërve Budina, pasi kishin marrë pjesë në një ceremony mortore, por aktorëve të tjerë s’ua ka bërë askush. Sipas jurists, kjo është e ‘gatuar’ që të bëhet pis kauza e Teatrit Kombëtar.

Advertisements

“Kam pasur komunikim në mëngjes me Edmond Budinën dhe gjendja shëndetësore është shumë e mirë, po ashtu edhe e Robertit. Është insistuar nga Instituti i Shëndetit Publik për bërjen e tamponit, pasi vëllezërit Budina para disa ditëve kanë qenë në ceremoni mortore. Është insistuar me shumë rezistencë nga ISHP për testimin. Testimi është bërë mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit kanë dalë rezultatet. Të dy vëllezërit gëzojnë shëndet të mirë, nuk kanë asnjë simptomë, ju garantoj që ky është një skenar i gatuar në bunkerin e Surrelit. Ato nuk mund të bëjnë dot pis as vëllezërit Budina dhe as kauzën e Teatrit. Kryeministri i trembet kauzës së teatrit. Siguroj që kauza e teatrit nuk ka përfunduar, por Zoti Rama shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë për veprën penale. Testi i COVID ka dalë me urdhër të kryeministrit Rama. Vëllezërit Budina janë shumë mirë. Nëpërmjet komunikimit që kam pasur me Robert Budinën, janë shkelur rëndë analizat. Testi i publikimi të emrit bëhet vetëm me miratimin e pacientit. Rama do të përballet edhe me një padi civile në lidhje me dëmtimin e figurës së vëllezërve Budina. Ka krijuar një dëm të jashtëzakonshëm,”– tha Kalaja.

Më tej ajo theksoi se aktorët e tjerë nuk janë kontaktuar nga ISHP për të bërë testin.

“Nuk jemi kontaktuar nga ISHP për të bërë testin. Nuk na është kërkuar bërja e testit,”– shtoi Kalaja.

Dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina janë të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy Budinat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk ka simptoma. Dosja.al kontaktoi me zotin Robert Budina, por nuk ka marrë asnjë koment.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Vaksina brenda vitit”
Artikulli tjetërNë mesin e pandemisë, Afrika ‘pushtohet’ nga karkalecët