“Vaksina brenda vitit”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shumë shpejt brenda këtij viti do të prodhohen miliona doza vaksine për të luftuar Covid-19, ndërsa deri në vitin 2021 në të gjithë botën do të shpërndahen 2 miliardë doza. Së fundmi OBSH po harton plane për të vendosur se cilat vende do të jenë të parat që do t’i marrin vaksinat.

Advertisements

Prioriteti do u jepet atyre që janë në frontin e parë si mjekët, por edhe atyre që janë më të prekshëm për shkak të moshës dhe sëmundjeve të tjera. Jo vetëm kaq, por vaksinat do të jepen më shumë për ato vende ku ende janë vatra kryesore e Covid-19, ku infektimet dhe vdekjet janë shumë të larta.

Gjithashtu të parët që do të marrin dozat do të jenë edhe ata që ndodhen në burgje dhe azile. Janë kompanitë farmaceutike të parat që deri më tani kanë nisur porositë për të marrë vaksinën, e cila si fillim do të injektohet tek kafshët për të provuar efikasitetin e saj.

Advertisements

Shkencëtarët e OBSH janë shprehur se nisur nga të dhënat që shumë universitete në të gjithë botën kanë nxjerrë deri më tani tregojnë se virusi nuk ka pësuar mutacion në atë mënyrë sa të ndryshojë edhe rrjedhën e sëmundjes. Në krijimin e vaksinës po marrin pjesë Holanda, Gjermania, SHBA-ja, Franca, Izraeli etj.

Ndërkaq disa ditë më parë, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit sugjeruan edhe një ilaç që në provat e para ka rezultuar i efektshëm për të kuruar Covid-19. I quajtur Deksametason mund të jetë tepër efektiv në shërimin e pacientëve me koronavirus.

Aktualisht ky medikament është testuar tek mbi 2 mijë pacientë në disa spitale të Britanisë së Madhe dhe ka dhënë rezultate pozitive. Deksametasoni tanimë po shitet në masë nga farmacitë dhe ka shëruar shumë pacientë të cilët prej javësh ndodhen në terapi intensive.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“As nuk më shikoi në sy”, zvicerania Petra Z. tregon se si përgjigjej Loredana gjatë intervistimit
Artikulli tjetërInfektimi i vëllezërve Budina, Kalaja: Janë mirë, kjo është diçka e gatuar nga Rama sepse ISHP-ja këmbënguli për testim, mua s’ma kanë bërë!