Autoritetet lokale të rajonit të Puglias në Itali, kanë informuar se një shtetas shqiptar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Advertisements
Mediat italiane shkruajnë se ai ka mbërritur dy ditë më parë me traget nga Durrësi drejt Barit e gjatë kontrollit në portin e Barit ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të virusit.
Pas kontrollit mjekësor e testimeve të detyrueshme ka dalë pozitiv me Covid-19.
Advertisements
Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spitalin Poliklinik të Barit.
Lajmi është dhënë nga Guvernatori i rajonit të Puglias Michele Emiliano.
Shqiptari është rezident në Itali e ka ardhur nga Shqipëria me motivin e punësimit e kthimit në banesën e tij të rezidencës.
https://bari.ilquotidianoitaliano.com/cronaca/2020/06/news/bari-il-policlinico-non-e-piu-covid-free-ricoverati-un-albanese-e-un-bulgaro-positivi-277120.html/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!