Rudina Dembacaj po përflitet gjithnjë e më shumë për lidhjen e saj me Mark Frrokun, por teksa media merret vetëm me aspektin ‘rozë’ të kësaj historie, Rudina po bën goxha para.
Advertisements
Aktorja e humorit, pas lidhjes me Mark Frrokun i cili ‘mbylli hesapet’ me drejtësinë dhe shijon lirinë, i ka hyrë seriozisht biznesit, raporton newsbomb.al. Ne kemi parë vetëm një restorant që Rudina e reklamon shpesh si të sajin por biznesi i saj është shumë më shumë se kaq.
Kështu, Rudina rezulton 100% aksionere e një shoqërie me veprimtari të shtrirë thuajse në gjithçka; nga fusha e ndërtimit, impantet teknologjike, prodhimi i fidanëve, marrien e dhënien me qera të makinave etj.
Advertisements
“DEMBACAJ 2020” quhet biznesi i zotëruar nga Rudina dhe me seli qendrore Bulevardin “Gjergj Fishta”, shkruan newsbomb.al.
Gjithë veprimtaria e kësaj shoqërie është publikuar nga Open Data Albania që vendos gjithmonë në ‘lupë’ pasuritë e personazheve të njohur.
OBJEKTI I VEPRINMTARISË së “Dembacaj 2020”:
Veprimtaria e kësaj Shoqërie do të jetë thellësisht me karakter ekonomik dhe qëllim fitimprurës. Veprimtari në fushën e ndërtimit të përgjithshëm. Veprimtari në fushën e projektimit. Tregtim materialesh ndërtimi, import-export. Ndërtim e shfrytëzim linjash e fabrikash për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Shërbim Bar Restorant. Shitje dhe tregtim me pakicë të karburantit, stacion karburanti. Ndërtime të përgjithshme industriale dhe civile, ndërtimi i rrugëve, autostradave, mbikalime, hekurudha, tramvai, metro dhe pista aeroportuale si dhe rikonstruksioni i rrugëve të kategorive të ndyshme. Shtimin e objektit të veprimtarisë së shoqërisë duke përfshirë në veprimtarinë e saj: Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje e fasada, punime nëntokësore, ura e vepra arti, diga dhe tunele hidroteknike, ujësjellësa, vajsjellësa, gazsjellësa, vepra kullimi e vaditje, ndërtime detare dhe punime thellimi në ujë, punime dhe mbrojtje lumore, sistemime hidraulike dhe bonifikime, ndërtim i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linja e TN të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë, punime të inxhinierisë së mjedisit, impiante hidro-sanitare, kuzhina lavanderi, mirëmbajtja e tyre, impiante ngritëse dhe transportues, ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues, impiante të sinjalistikës ndricuese të trafikut, sinjalistikë rrugore jo ndricuese, impiante teknologjike termike dhe të kondicionimit, impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni, impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni, tv, ndërtimi i impianteve të ujit të pijshëm dhe pastrimi i tij, ndërtimi i impianteve të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane, punime topogjeodezike, shpime gjeologo inxhinierike, puse e shpime për ujë. Rehabilitim dhe rikonstruksion monumente arkitekture të kategorive të ndryshme. Prodhim, tregtim i farave dhe fidanëve. Grumbullim, transportim ruajtje, riciklim, përpunim dhe asgjësim i mbetjeve të llojeve të ndryshme. Marrje dhe dhënie me qira autovetura dhe mjete të tjera. Sidoqoftë, asgjë nuk do të interpretohet këtu si kufizim i mundësisë së shoqërisë për të hyrë në tregje apo aktivitete dhe operacione të tjera tregtare që janë të lidhura me apo në funksion të objektit të mësipërm. Objekti i aktivitetit të Shoqërisë mund të ndryshohet dhe/ose zgjerohet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe këtë Statut.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!