50 raste të reja në vend/ Lezhë, infektohet bashkëshortja e një gardiani burgu me profesion parukiere

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët.

Advertisements

Në qytetin e Lezhës janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 pesë persona, në 24 orët e fundit.

4 prej tyre janë familjarë të një pacienti i cili ka rezultuar pozitiv dhe e ka marr virusin në QSUT, pasi ishte i shtruar atje, ndërsa rasti i pestë është bashkëshortja e një gardiani burgu, i cili rezultoi me Covid-19 një ditë më parë. Burime për Top Channel mësojnë se ajo është me profesion parukiere.

Advertisements

Po ashtu edhe në Laç dhe Mirditë është regjistruar nga një rast pozitiv ditën e sotme.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeri më tani mund t’i keni veshur gabim reçipetat
Artikulli tjetërKriza nga pandemia, Gjermania ndihmon artistët me 1 miliard euro