Vala e dytë e koronavirusit/ Pekini izolon 21,000,000 persona

Pekini tha sot se ka rivendosur kufizimet e karantinës për rreth 21 milionë njerëz mes frikave për valën e dytë të koronavirusit dhe përhapjes në rajone të tjera.

Advertisements

Në fillim të javës kryeqyteti kinez u detyrua të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe disa komplekse rezidenciale pas rritjes së numrit të infektimeve.

Rastet e reja u gjurmuan në tregun më të madh me shumicë të qytetit Xinfadi, i cili gjithashtu u mbyll, megjithse prej tij vjen rreth 80 përqind e mishit dhe perimeve të kryeqytetit.

Advertisements

Shifra e rasteve të reja në Pekin qëndron në 158. Kreu i qendrës së parandalimit të sëmundjeve në Pekin, Pang Xinghuo, tha: “Përhapja është në rritje. Duke marrë në konsideratë tregun e shumicës si epiqendër, ajo mund të rritet akoma.”

Ndërkohë zyrtarët kinezë përballen me detyrën gjigande të ndjekjes së personave që kanë vizituar tregun në Xinfadi.

Dje një gazetar i rrjetit AP raportonte se kishte qenë duke bërë foto pranë tregut në Xinfadi, pa u futur brenda. Por më vonë kishte marrë një telefonatë nga autoritetet vendore që i thanë se duhet të shkonte në një stadium aty pranë që shërben si qendër testimesh.

Gazetari tha se telefonuesi nuk e dinte emrin e tij por sistemet kompjuterike kishin bërë lidhjen mes numrit të tij të telefonit dhe vendndodhjes së afërt me tregun.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKina shfaq fuqinë e zja rrit në Himalaje pas kërcënimeve të Indisë për ha kmarrje
Artikulli tjetërVr asja për një karikues telefoni e MARVI MIHALIT, Gjykata e Apelit jep VENDIMIN për 4 autorët