Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë Arben Malaj tha se deklarata e djeshme e kryeministrit Rama se do ta mbyllë sërish vendin nëse rritet numri i të infektuarve me Covid-19, rrit pasiguritë dhe paqartësitë për ekonominë.
Advertisements
Arben Malaj: ”E para dhe mbi të gjitha, edhe biznset, bankat dhe invividët veprojnë brenda një ambienti shoqëror pastaj ekonomik. Fatkeqësisht kryeministri Rama, tha dje kërcënoi se nëse numri i të infektuarve rritet, do ta mbylli sërish Shqipërinë. Në fakt, ky qëndrim i Ramës i rrit pasiguritë, i rrit paqartësitë, është burim lodhje, burim frike, dhe në fund është një burim i një dhune psikologjike dhe shtetërore. Nëse ambienti i përgjithshëm do jetë i sunduar nga negativiteti dhe dhuna në rritje e kryeministrit, sigurisht që ndikon që axhendat ekonomike do kenë vështirësitë e tyre. Shqipëria nuk ka dy mundësi. Shqipëria ka vetëm një mundësi, të arrijë të mbështesë rritjen e ekonomisë në kushtet e pandemisë, dhe ditë pas dite e hap pas hapi të rendoktojë rastet e e infektuara dhe risqet e pandemisë, e të hapë gjithnjë e më shumë ekonominë.”
Përsa i përket anketimit të kryer me bizneset ku 32% e tyre nuk kanë aplikuar për kredi sovrane por mbahen me kursimet e tyre, Malaj u shpreh se kjo tregon se bizneset hezitojnë të ndërmarrin risk.
Advertisements
Sipas tij, pati vonesa në shpërndarjen e paketave të ndihmës për qytetarët.
Arben Malaj: ”Të dhënat që u bënë prezentë, një sondazh që ishte kryer me biznesin, tregon një shkallë të lartë të humbjeve që është e lartë edhe në vendet e tjera, tregon një rritje të papunësisë, por ajo çka është më kritike, tregon një hezitim për të marrë risk. Që të dalim nga kjo situatë, është detyrim edhe moral sepse kryeministri ka marrë votat e shqiptarëve, por dhe detyrim kushtetues, ku garantohet një zhvillim harmonik i vendit, që ne duhet të reduktojmë koston e papunësisë. Ju e patë që pati goxha vonesa, pati paqartësi. U vonua te pjesa më e varfër pagesa 400 mijë lekë. Duhet që politikat që ndërmerr Banka e Shqipërisë me ato që ndërmerr qeveria shqiptare, të mund të çojnë në duart e të varfërve dhe të papunëve paratë me të cilat duhet të gjallërohet ekonomia shqiptare.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!