“Laguna Qiellore”, ky shtet sapo siguroi mijëra turistë për vitin 2021 me projektin gjigand

Nëse këtë vit udhëtimet nëpër vende të ndryshme të botës janë të pamundura, në 2021-shin ka një arsye edhe më të fortë që të udhëtoni.

Advertisements

Në vitin e ardhshëm Islanda do të hapë Lagunën Qiellore, ndryshe atraksionin më të madh turistik në vend që padyshim të gjithë do të duan ta vizitojnë.Kjo lagunë do të vendoset në Kársnes Harbour, vetëm disa minuta larg qendrës së kryeqytetit të Rejkjavik.

Zhvilluesi i këtij projekti ambicioz, thotë se skaji i kësaj lagune i cili do të jetë 70 metra, do të miksohet me peizazhin e oqeanit. Elementët e projektimit të kësaj lagune janë frymëzuar nga kultura islandeze duke krijuar një përvojë të veçantë sipas traditave tipike të shtëpive islandeze, por gjithashtu ky projekt ka marrë edhe nga peizazhi kinematografik i vendit.

Advertisements

Laguna do të ketë një sërë ambientesh, ku mes tyre një bar brenda saj do të ofrojë pamjen spektakolare të oqeanit drejtuar nga perëndimi.

Dagny Petursdottir, menaxher i përgjithshëm i Sky Lagoon, tha:

“Jemi të entuziazmuar për këtë projekt gjigand, i cili do t’ju ofrojë vizitorëve një përvojë të mrekullueshme të lagunës gjeotermale ku në sfond do të jetë oqeani Altantik dhe qielli! E gjithë kjo parajsë do të jetë vetëm pak minuta larg Rejkjavikut. Për më tepër do të ofrohet edhe relaksi në ujërat gjeotermalë si një pjesë integrale e kulturës tonë këtu në Islandë.”

Në fund mund të themi se Islanda është një nga vendet më autentike dhe ky projekt do t’u dhurojë turistëve një përvojë të paharrueshme dhe frymëzuese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHájdutja bjonde në kërkim nga pólicia në Tiranë, ja çfarë vódhi
Artikulli tjetërZaimina Vasjari feston ditëlindjen krah bashkëshortit, vëmendjen ia mori tjetër kush