Vatra e re e Covid 19 në Pekin mund të ketë nisur nga një prerëse e përdorur për salmonin; ky është pretendimi që qarkullon në kryeqytetin kinez dhe që ka nxitur tregjet kryesore në mbarë vendin të heqin nga tryezat e tyre peshkun e ardhur nga Norvegjia.
Advertisements
Autoritetet e kësaj të fundit, pas një përplasjeje me ambasadorin kinez, ia bënë të qartë një herë e mirë se salmoni nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin e ri në sëmundjes në Pekin. Ministri norvegjez i peshkimit, Odd Emil Ingebrigtsen, e mohoi kategorikisht të jetë salmoni shkaktar për infeksionin.
Miliona persona në Pekin janë duke jetuar nën kushte të reja kufizimi, teksa vazhdon të rritet numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus. Qyteti raportoi 31 raste të reja sot duke e çuar numrin total në 137.
Advertisements
Përpara këtij shpërthimi, kryeqendra e Kinës nuk kishte raportuar prej 57 ditësh raste të sëmundjes. Edhe në këtë rast, besohet se virusi është përhapur në një treg të madh ushqimesh që furnizon 80 për qind të qytetit me mish dhe perime.
Të paktën 27 lagje janë klasifikuar me rrezik të mesëm, dhe një lagje afër tregut, me rrezik të lartë. Më shumë se 1,200 fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore u kufizuan të paktën deri në 9 korrik.
Mësimi nëpër shkolla fillore, të mesme, dhe kolegje është pezulluar, ndërsa palestrat janë mbyllur. Megjithatë, rrugët janë të hapura dhe fabrikat mund të punojnë ende.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!