Eklipsi diellor në fundjavë, NASA shpërndan pamjet mahnitëse

Këtë fundjavë NASA ka paralajmëruar që të mbahen sytë drejt qiellit. Kjo pasi më 21 Qershor pritet që të ndodhë eklipsi diellor.

Advertisements

Agjencia hapësinore amerikane ka shpërndarë një video mahnitëse, duke treguar se si do të duket “unaza e zjarrit” që do të krijohet në fundjavë.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna është shumë larg nga Toka dhe mbulon pothuajse plotësisht diellin, çka rezulton në një unazë zjarri që rrethon Hënën që në ato momente është plotësisht e errësuar.

Advertisements

Megjithatë, ky eklips nuk do të jetë i dukshëm për pjesën europiane. Ngjarja mund të shikohet nga Afrika Qendrore, Arabia Saudite, Kina jugore e deri tek Oqeani Paqësor.

Qytetarët në këto vende mund të shohin vetëm një pjesë të eklipsit.
https://www.mirror.co.uk/science/annular-solar-eclipse-nasa-shows-22198757#ICID=OffSiteVideo

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTale/ Pronari denoncon skandalin: Kujt i thu k*r ti?! Largoji, se për kokë të fëmijëve do bëj skandal!
Artikulli tjetërKatër gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar për 3 ditë, nesër vendimi për Hajdarin