Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë palës kosovare, të mos nisen në Washington, nëse kanë në plan të kërkojnë njohjen.
SERBI-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh palës kosovare, përpara takimit në Washington. Vuçiç ka deklaruar se nëse pala kosovare do të kërkojë njohjen, më mirë të mos niset fare, shkruan gazeta serbe Danas, njofton Insajder.
Advertisements
Ky reagim i Vuçiç erdhi pas pyetjes në lidhje me deklaratat e kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia. Presidenti Vuçiç ka thënë për mediat, se nuk e di se cilat do të jenë temat e takimi dhe përbërja e delegacionit serb. Megjithatë ai ka garantuar se në dialog do të mbrohen interesat e shtetit serb.
“Nuk pres disa gjëra spektakolare. Pres një bisedë racionale. Këto janë pritjet e mia”, ka deklaruar ai. Serbia është e vogël për të komanduar në Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe për të thënë se cilat janë interesat e saj, të cilat do t’i mbrojë”, u shpreh Vuçiç.
Ky i fundit u ka dhënë përgjigje kundërshtarëve të tij, për akuzat se po dëmton interesat e Serbisë, duke thënë se e ka marrë vendin nga humnera dhe tashmë respektohet nga të gjithë.
Advertisements
Serbia dhe Kosova do të rinisin dialogun në Washington më 27 qershor nën ndërmjetësimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Ndërkohë nga ana tjetër, i deleguar i BE, Miroslav Lajçak, ka kërkuar që bisedimet të ndërmjetësohen nga Brukseli. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në 2011-ën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Dialogu u ndërpre pas taksës 100% për mallrat serbe, të vendosura në fund të vitit 2018 nga Prishtina zyrtare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!