Ndërkohë që shifrat e të prekurve me koronavirus në vend kanë kapur rekorde shqetësuese dhe numri i shtrimeve në spital ka ardhur në rritje, Shefja e Infektvit, Najada Çomo ka dalë me një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët.
Advertisements
Nga ambientet e jashtme në Infektivit ajo bën apel për shukë kujdes, për distancim social, kufizim të qëndrimit të ambiente publike dhe mbajtjen e maskave si e vetmja armë që kemi për t’u mbrojtur.
“Është situatë për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj, ne jemi në krye të detyrës për tu shërbyer, por ju keni detyrim madhor që duhet ta zbatoni të qëndroni larg me personat që janë të sëmurë, që kanë sëmundje të tjerë, ulni frekuentimet në ambiente publike dhe mos harroni që maska është e vetmja armë mbrojtëse. Në të kundërt do kemi numër të shtuar personash dhe virusi nuk ka më përzgjedhje mund të kapë cdo moshë, nuk është më mosha e trete, por moshat e reja, që e dërgojnë tek moshat e tjera, ky virusi është shumë më tepër mes jush tani që vendi është i hapur”- tha ajo.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!