Një burrë në Vjenë është dënuar me një gjobë prej 500 eurosh, pasi ka lëshuar një pordhë të zhurmshme para policëve, një veprim ky të cilin forca policore e kryeqytetit austriak e pati zor ta përballonte.
Advertisements
Gazeta “Österreich” ka raportuar se
gjoba është shqiptuar pas incidentit të ndodhur më 5 qershor, dhe se autori i veprës është ndëshkuar për shkeljen e rregullave të mirësjelljes në publik.
Advertisements
Policia e qytetit ka shkruar në rrjetin social Twitter, në internet, se “natyrisht askush nuk dënohet kur e lëshon një (pordhë) aksidentalisht”, raporton The Guardian.
Sipas policisë, pordhaci është sjellë në mënyrë provokuese dhe jobashkëpunuese gjatë një përballjeje me oficerët, që i kishte paraprirë incidentit.Ai është ngritur nga një stol në park, i ka shikuar oficerët dhe “e ka lëshuar një gaz masiv të barkut, ashiqare qëllimisht”, ka deklaruar policia e Vjenës.
Policia ka theksuar se ndaj vendimit mund të paraqitet ankesë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!