Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur një paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Advertisements
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi.Ndërkaq sipas raportit të Klinikës Infektive, e ndjera 74-vjeçare, ishte nga Komuna e Rahovecit. Në këtë klinikë ajo ishte shtrirë më 5 qershor dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë. Nga 53 pacientët e infektuar me koronavirus, 33 raste janë në gjendje stabile, ndërsa 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive. Në gjendje të rëndë është një person. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID-19 vazhdon trajtimin në klinikë”, thuhet në njoftim.
Advertisements
Po ashtu thuhet gjatë ditës lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID-19, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,615 raste me koronavirus. Prej tyre, 963 janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!