Ndërkohë që në 24 orët e fundit u regjistrua një tjetër shifër rekord me të infektuar, 82 persona me koronavirus në Shqipëri, ka shumë raste të reja që janë në hetim se ku mund të jenë infektuar.
Advertisements
Gazetarja e Panorama bën me dije se janë dy raste të reja me Covid në qytetin e Elbasanit. Të infektuar rezultojnë bashkeshortja e 26 vjecarit banues në lagjen “Shënkoll”, administrator në një firmë në kryeqytet i cili u konfirmua dje pozitiv.
Po ashtu, e infektuar sot ka rezultuar edhe bashkeshortja e 65 vjecarit banues në lagjen “28 nëntori”, i infektuar më parë.
Advertisements
Të dy personat sipas hetimit epidemiologjik kanë pasur kontakte me persona të infektuar.
Dy rastet e sotme nuk kanë lidhje me njërin tjetrin, ndërsa e cojnë numrin e të infektuarve aktiv në Elbasan në 8.
Sakaq, sot në Vlorë u raportuan 7 raste të reja me Covid. Sic raporton korespondenti i Panorama, rastet janë kontakte të rasteve të konfirmuara disa ditë më parë në Vlorë.
Nën hetim nga institucionet e shendetsise jane raste te reja ku jane marre tampone për të mësuar infektimin e tyre.
Vlora shkon aktualisht ne 28 raste aktive me Covid 19. Rastet janë kryesisht në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.
Ndërkoha gazetarja e Panorama në Korçë bën me dije se sot një burrë ka rezultuar pozitiv me Covid. Ai dyshohet se është infektuar në spital në Tiranë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!