PDIU ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur dje në Sarandë, ku një minoritar grek i vuri flakën flamurit shqiptar në Sarandë.
Advertisements
Në një deklaratë për mediat, PDIU ka përmendur edhe lajmin për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut, duke i konsdieruar “skenarë të rrezikshëm” që cenojnë, sipas tyre, integritetin territorial të Shqipërisë.
PDIU i bën thirrje SPAK që të nisë hetimet në lidhje me këto ngjarje, ndërsa ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se po hesht.
Advertisements
“Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje. Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e PDIU.
Deklarata e plotë:
Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekst remistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent. Ndërkoheë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit.
Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje. Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë.
Heshtja e tij flet shumë për nënshtrimin e politikës shqiptare ndaj shovinizmit fqinj.
Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi këto akte të rënda që mund të çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme, e të cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!