Mbërrijnë 30 respiratorë të rinj në spital, Manastirliu apel të fortë qytetarëve

Ministrja Ogerta Manastirliu ka apeluar që qytetarët të respektojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Advertisements

“Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu.

Deklarata e saj u bë gjatë marrjes në dorëzim të 30 respiratorëve të rinj që i shtohen kapaciteteve publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Advertisements

“30 respiratorët që vijnë nga kjo marrëveshje është me të vërtetë një mbështetje më shumë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë. Një pjesë e respiratorëve të cilët sot kanë ardhur, do të jenë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në këtë spital. Një pjesë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe do të vijojmë të fuqizojmë edhe kapacitetet për sa i përket spitaleve të tjera të cilat ne i kemi cilësuar si spitale Covid”, tha Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E kemi pjeshkërimin në gjak”, Elton Ilirjani prezanton “supermbesën”(Foto)
Artikulli tjetërTirana ‘skuq’ të gjitha qytetet/ Ja cpo ndodh me rastet e reja në Elbasan, Shkodër, Kukës, Fier dhe Korçë