Edukatorja me Covid/ Zhaneta Beqiri: Do të zbatojmë strikt protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë

Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, në një prononcim për mediat sqaroi se që nga rihapja në 1 qershor, po ndiqet një protokoll strikt që lidhet me garantimin e higjienës, duke filluar nga dezinfektantët e duarve, dezinfektatët e ambientit, matja e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin.

Advertisements

“Janë marrë masa që nga 1 Qershori dhe në vazhdim dhe lidhen me garantimin e higjienës, do të thotë, dezinfektantët e duarve, te ambientit, matje në mënyrë permanente, në pritje dhe në përcjellje, por dhe gjatë ditës, e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin. Gjë që faktohet nga dokumentacioni që është në çerdhe. Sapo u dyshua për një rast, morem menjëherë masat dhe ridizinfektuam për të tretën herë, pasditen e djeshme, çerdhen 16 dhe larguam nga çerdhja, atë grup edukatoresh dhe sanitaresh që të mos ishin sot në ambientet e çerdhes. Sot Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor doli me një vendim, ku pezullohet shërbimi me një afat kohor 14 ditor, duke qene se i gjithë stafi i çerdhes është pjesë e hetimit epidemiologjik. Ne do të zbatojmë të gjithë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast. Që do të thotë, stafi do të vetëkarantinohet, pastaj Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta përkatëse do të vazhdojë të ndjekë rastin”, tha Beqiri, duke shtuar se çdo orientim që vjen autoritetet shëndetësore, zbatohet me rigorozitet.

E pyetur për situatën nëpër çerdhet dhe kopshtet e tjera, drejtoresha Zhaneta Beqiri nënvizoi se gjatë gjithë kësaj periudhe çerdhet dhe kopshtet e Tiranës janë monitoruar nga Bashkia e Tiranës, jo vetëm që të furnizohen me paketat e duhura higjienike, por që këto paketa dhe këto masa të zbatohen. “Pritja dhe përcjellja e fëmijëve, dezinfektimi i duarve të fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve, moslejimi i prindërve që të hyjnë, dhe pritja e përcjellja tek dera e institucioneve, ka qenë rutina e të gjitha ditëve që është ofruar shërbimi në çerdhet dhe në kopshtet e Tiranës. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës së fëmijëve dhe të stafit, dhe menjëherë këtë ndryshim e sinjalizojmë, e relatojmë tek Operatori Shëndetësor Vendor. Kjo është detyra që kemi përgjegjësi për të qenë strikt, për të qenë korrekt, për të garantuar shëndetin e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte”, theksoi Beqiri.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo udhëtonte me motor, i riu në Durrës del nga rruga dhe humb jetën
Artikulli tjetërE pazakontë! Harron çantën me ar në tren, pronari zviceran nuk e kërkon më, autoritetet i lënë 5 vite afat