Publikohet lista me 10 plazhet më të sigurta në Europë

Sezoni veror këtë vit është vënë në sprovë të vështirë për shkak të Koronavirus, duke bërë që shumë njerëz të kenë frikë për të gjetur një vend të sigurtë se ku mund të pushojnë.

Advertisements

“European Best Destinations” ka analizuar disa paramentra në mënyrë që të pikasë plazhet më të mira europiane ku mund të shkoni të sigurtë për pushimet tuaja dhe rezultatet janë publikuar nga revista “forbes”..Parametra për vlerësimin e këtyre plazheve nga EBD janë:

numër i ulët i personave të infektuar nga koronavirus (nga 10 deri në 600 herë më pak raste me Covid-19);
sipërfaqja e plazheve
numri i metrave katrorë të disponueshëm për çdo person në plazh
gama e gjerë e ofertave për vila private, apartamente turistike, hotele të vogla ose mesatare, me një kartelë shëndetësore specifike dhe shërbime për udhëtarët, si shërbimi i pastrimit dhe dezinfektimit të dhomave pas çdo qëndrimi dhe respektimi i distancave sociale
afërsia me spitalet që nuk kanë qenë kurrë të mbingarkuara gjatë krizës me një mesatare shtretërish spitalorë për banor më të lartë se mesatarja europiane.
Lista e këtyre plazheve vijon si më poshtë:

Advertisements

1.Prevezë, GreqiComporta – Alentejo, Portugali
Gadishulli Hel, Poloni
Plazhi Porto Santo – Ishujt Madeira, Portugali
Plazhi Halikounas – Korfuz, Greqi
Plazhi Ghajn Tuffieha – Riviera Bay Beach, Maltë
Plazhi Meia Praia – Lagos, Algarve, Portugali
Plazhi Jurmala – Letoni
Plazhi Nida – Lituani
Plazhi Binz – Ishulli Rügen, Gjermani

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPropozimi i çuditshëm i deputetit 80-vjeçar të Kuvendit: Është koha e të rinjve
Artikulli tjetërFlet Skënder Brataj: Nuk mund të jesh në karantinë gjithë jetën…