Studimi i Universitetit të Napolit dhe Peruxhias: Substanca natyrore që bllokon Covid-19, kur ngarkesa virale nuk është e lartë

Kjo substancë e identifikuar është e pranishme në trupin e njeriut, molekula endogjene të afta për të parandaluar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore
ITALI– Koronavirusi ka përfshirë prej më shumë shumë se 3 muajsh botën mbarë, duke vrarë çdo ditë e më shumë njerëz dhe ka infektuar mbi 7.9 milonë pacientë deri më tani. Italia një ndër vendet europiane më të goditura nga koronavirusi, e cila ka bërë disa studime si për vaksinën edhe për sjelljen e virusit në trupin e njeriut.

Advertisements

Së fundmi një grup studiuesish nga Universiteti Federico II i Napolit dhe Universiteti i Peruxhias kanë zbuluar substancën natyrore që bllokon koronavirusin kur ngarkesa virale nuk është e lartë.

Kjo substancë e identifikuar është e pranishme në trupin e njeriut, molekula endogjene të afta për të parandaluar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore. Ndërkohë molekulat janë natyrale steroide, e një pjesë prej tyre janë acide biliare, substanca të prodhuara në mëlçi dhe zorrë nga metabolizmi i kolesterolit dhe janë në gjendje të ndalojnë infeksionin kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë.

Advertisements

Drejtorja e Departamentit të Farmacisë së Universitetit të Napolit, Angela Zampella ka sqaruar se kjo substancë gjendet edhe te vaji i ullirit.Në këtë mënyrë studiuesit thonë se ky është hapi i parë në përgatitjen e një protokolli terapeutik, të cilin studiuesit e kanë paraqitur për tu aprovuar.

Burimi: Ilgiornale

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Jetoj akoma në vilën që bleu Azemi’, gjyqtarja Fatmira Hajdari përlotet para KPK
Artikulli tjetërSot provimi i matematikës/ Maturantët sërish në protestë për provimin e Gjuhës Shqipe