Publikohet foto e ajsbergut që përmbyti titanikun

Një fotografi që tregon ajsbergun që përmbyti Titanikun, ka dalë në dritë 108 vite pas katastrofës historike që mbyti më shumë se 1.500 njerëz.

Advertisements

Fotografia bardh e zi është bërë rastësisht dy ditë para se ngjarja të ndodhte, nga kapiteni i një anije tjetër që po lundronte përgjatë Atlantikut. Kapiteni W Wood, kishte pasion fotografinë dhe teksa ishte duke udhëtuar në Atlantik, fotografoi një ajsberg të madh, e cila për nga koordinatat gjeografike përkon me vendin që u fundos anija me 1.522 njerëz në bord. Kapiteni W Wood, kishte si pikësynim për të arritur në Nju Jork dhe kur mbërriti atje i dërgoi një letër gjyshit të tij, brenda së cilës ishte dhe fotografia e ajsbergut që përmbyti Titanikun.

“Unë po ju dërgoj pamje nga deti. Pamje nga anija që unë drejtoj dhe nga ku kam fotografuar ajsbergun që mbyti Titanikun. Ne i kaluam këto masa akulli 40 orë para se Titaniku të mbytej dhe akulli shihej lehtësish, ndaj dhe unë i bëra foto”, thuhej në letrën e kapitenit

Advertisements

Titaniku u përmbyt më 14 prill 1912. Fotografi të vazhdueshme të ajsbergëve që mendohej se kanë fundosur Titanikun kanë dalë në dritë gjatë shekullit të kaluar. Mirëpo, ajsbergu i fotografuar nga kapiteni W Wood përputhet më shumë me skicat dhe përshkrimet e thëna nga të mbijetuarit e përmbytjes, shkruan Daily Mail.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi shfaqet Covid-19 tek meshkuj dhe femrat? Farmacistja shqiptare Julia Daragjati tregon detaje (ME VIDEO)
Artikulli tjetërBledi Mane: Vajzat e fshatit janë pak të dhunshme gjatë s*ksit