Ja cilat janë rrobat më rezistente ndaj koronavirusit, nga lëkura e mëndafshit tek…

Në shumë vende, dyqanet e veshjeve kanë rihapur dyert e tyre pas disa javësh mbyllje nga koronavirusi, por pavarësisht kësaj ato kanë marrë masa të rrepta higjene që klientëtë mos të ndihen të rrezikuar nga sëmundja vdekjeprurëse. Shumë prej tyre kanë dizefektuar çdo cep të dyqanit e disa të tjerë kanë hedhur rrobat që janë veshur më shumë se dy herë ngë një person.

Advertisements

Deri më tani tani të gjithë jemi të informuar se koronavirusi përhapet nëpërmjet përshtymës dhe spërkatlave të tështimës por nuk e dimë se sa mund të qëndrojë në një sipërfaqe e mbi të gjitha se sa mund të qëndrojë mbi një rrobë.

Ndëkohë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se pëlhura janë më të përshtatshmet për të luftuar përhapjen e viruseve dhe baktereve.

Advertisements

Po cilat pëlhura janë më të përshtatshmet për të luftuar përhapjen e viruseve dhe baktereve?

Industria e modës është aktivizuar në përpjekje për të gjetur përgjigje të përshtatshme. Për të sqaruar një temë të mprehtë dhe të ndërlikuar, South Morning Post Kina kërkoi mendimin e disa ekspertëve.

Edwin Keh, në Institutin e Kërkimit të Tekstileve dhe Veshjeve në Hong Kong, shpjegoi se: Çdo ind ka shfaqje të ndryshme dhe se ende nuk është bërë punë e gjërë mbi shumëllojshmërinë aktuale të koronaviruseve dhe marrëdhënien me sipërfaqet e buta si pëlhura. Ajo që ne dimë është se ka disa pëlhura antibakteriale, të tilla si leshi, kashmiri dhe mëndafshi.

Përsa i përket leshit, Keh tha se kjo pëlhurë përdoret si një material me performancë të lartë nga marka të ndryshme pikërisht sepse “ajo ka një ‘sipërfaqe armiqësore’ mbi të cilën bakteret nuk mund të mbijetojnë.

Ai tha se rrobat me sipërfaqe të lëmuara dhe me shkëlqim, siç është lëkura, janë të mira sepse ato mund të pastrohen lehtësisht dhe nëse materialet e veshjeve kanë veti antimikrobike natyrore, do të jetë më e komplikuar që viruset dhe bakteret të mbijetojnë mbi to.

Burimi:.scmp

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Teatri vazhdon’, Rama nxjerr tjetër video, pas takimit të Bashës me bizneset publikon faktet
Artikulli tjetërSi shfaqet Covid-19 tek meshkuj dhe femrat? Farmacistja shqiptare Julia Daragjati tregon detaje (ME VIDEO)