Kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka qenë në hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje. Ka qenë viti 2009 kur Taçe është kallëzuar nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila ka denoncuar vjedhjen e shumës 68 mijë lekëve të reja.
Advertisements
“Rreth orës 16:00 në klinikë kishin ardhur shtetasit Klodian Tci dhe S.V, të cilët janë teknikë“, thuhet në kallëzim.
Megjithatë, prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj dy shtetasve të paditur dhe Taçe nuk është dënuar. Por faktin që ai ka qenë nën hetim kryebashkiaku e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Advertisements
Lajmin e publikuar në media, Taçe ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku e pranon ngjarjen në të cilën emri i tij është përfshirë dhe thekson:
“Kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt.
Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori, as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar“, thekson Taçe.
REAGIMI I PLOTE NE FACEBOOK
Të nderuar bashkëqytetarë !
E ndjej si detyrimin tim moral të prenoncohem pavarësisht se do kisha preferuar që ti lija kohën e mjaftueshme që të shpreheshin organet kompetente në këtë rast.
Jam vënë në dijeni nga mediat në lidhje me një pretendim të tyrin përsa i përket Formularit të Vetëdeklarimit që kam depozituar kur kam kantiduar për Kryetar Bashkie në qytetin e Gramshit.
Më është thënë prej tyre se unë kam fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit një çështje penale e regjistruar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka të bëjë me Proçedimin Penal Nr:1016 të vitit 2009 për veprën penale të “VJEDHJA” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë.
Në lidhje me këtë ngjarje nën përgjegjësinë tim ligjore, sqaroj se kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt.
Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar.
Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur!
Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikaura në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, kam plotësuar Formularin e vetëdekarimit me përgjegjësi Ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta.
Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë spjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”.
Prej vitit 2016 kam drejtuar Partinë Socialiste si dhe kam udhëhequr disa prej fushatave në bashkinë Gramsh, ku kemi arritur rezultate maksimale dhe e kam për nder të punoj dhe të kontribuoj për qytetin tim , do jem në mbrojtje të interesave të bashkëqytetareve të mi, sulmet politike dhe personale nëpër media ndaj meje dhe figures time do ju vijë fundi sepse e verteta do të dali një ditë, dhe e vërteta është vetëm ajo që unë kam deklaruar e provuar edhe me dokumentacionin përkatës.
Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime.
Të gjitha mediat e interesuara për këtë rast nëse duan informacione shtesë mund të kontaktojnë me avokatin tim
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!