Shkencëtarët zbulojnë struktura gjigante të paidentifikuara në brendësi të Tokës

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë gjigante e bërë nga një material i dendur që ndodhet në kufirin mes bërthamës së jashtme të lëngshme të Tokës dhe mantelit të poshtëm.

Advertisements

Anomalia gjigante ndodhet rreth 3.000 kilometra poshtë këmbëve tona dhe zbulimi i saj është bërë i mundur përmes kombinimit të të dhënave nga 30 vjet aktivitet sizmik në brendësi të planetit.

Një nga këto struktura të mëdha, që ndodhet poshtë ishullit Marquesas nuk ishte zbuluar më parë. Ndërsa një strukturë tjetër poshtë Haëaii-t nga të dhënat e reja rezultoi të ishte më e madhe se sa mendohej më parë.

Advertisements

Shkencëtarët e udhëhequr nga sizmiologu Doyeon Kim i Universitetit të Maryland-it, përpunuan të dhënat sezmiograme të tërmeteve të mëdha nga viti 1990 deri në 2018, në një program algoritmik të quajtur Sequencer.

Rreth 7,000 tërmete me magnitudë mbi 6.5 që kanë tronditur nëntokën, u analizuan nga programi që diktoi se në cilat zona valët e tërmetit ishin zbehur, duke sugjeruar se vala sizmikë teksa përshkuan një masë të fortë dhe të dendur e humbet fuqinë e saj.


Kur valët përplasen me këto struktura, ato ngadalësohen dhe prodhojnë një sinjal në formë jehone që quhet “postcursor”. Askush nuk e di me saktësi se nga se janë të përbëra këto anomali me diametër qindra kilometra, të afta për të ngadalësuar valët sizmike.

Shkencëtarët megjithatë e kanë një ide. Këto struktura gjigante mund të jenë të përbëra nga materiale ekzotike që datojnë miliarda vite më parë, përpara se Toka të kishte një hënë.

Hëna besohet se u formua nga përplasja e Tokës me një planet tjetër të panjohur i ngjashëm me Marsin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Operacione shumë kjo?’, Luana Vjollca ua mbyll gojën të gjithëve
Artikulli tjetërVijon frika në Maqedoni/ 165 raste të reja me covid-19 dhe 2 vdekje gjatë 24 orëve të fundit