Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot (12 qershor) një tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të kësaj force politike.
Advertisements
Në fjalën e tij, lideri i VV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se qeveria e re është qeveri koti e cila do bëjë më shumë dëme se punë. Sipas tij, dëmi i parë u bë me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Albin Kurti: ”E kujt është kjo qeveri koti? Kë e përfaqëson kjo qeveri koti? Kjo qeveri me vendimin e kontrabanduar të gjykatës dhe me votën e kontrabanduar të presidentit, është qeveri e turpit e cila është zgjedhur për të bërë dëme dhe jo për të bërë punë. Dëmet kjo qeveri i ka filluar. Në ditën e dytë të punës së saj, hoqi reciprocitetin me Serbinë. Heqja e reciprocitetit është nënshtrim ndaj Serbisë. Këta duan të shkojnë në dialog të nënshtruar.”
Advertisements
Kurti deklaroi se nuk do e pranojë nënshtrimin e Kosovës ndaj Serbisë, dhe se dialogu nuk mund të zhvillohet nga qeveria e pakicës.
Albin Kurti: ”Nuk e pranojmë heqjen e reciprocitetit sepse nuk e pranojmë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk e pranojmë nënshtrimin e Kosovës ndaj Serbisë. Nuk e pranojmë ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Asnjë marrëveshje me Serbinë nuk mund të dialogohet nga një qeveri e pakicës shqiptare. Kjo qeveri ka 40 deputetë nga 100 deputetë shqiptarë, ndaj dhe nuk ka as legjitimitetin dhe as kredibilitetin që të dialogojë në emër të republikës.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!