Rudina Hajdari: Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani në parlament

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik dhe Rudina Hajdari tha se detyra e saj në këtë këshill ka mbaruar.

Advertisements

Ajo tha se tani e tutje do përkushtohet për t’i zbatuar ato në parlament.

“Mendoj se kjo tryezë në fakt e ka përfunduar pjesën politike , kemi rënë dakord për një marrëveshje që ktheu LSI dhe PD në sistem . Duhet të kodifikojmë marrëveshjen që ta çojmë në Kuvend. Por beteja ime nuk është më në këtë këshill por në parlament, për reformën zgjedhore.

Advertisements

Ne do shkojmë duke propozuar listat e hapura, dhe në vijim do vijojmë mbi atë që është kërkuar nga diaspora për votën e tyre.
Do luftojmë t’i jepet e drejta e tyre. Tek administrata, beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, por duhet tja lëmë në dorë të zbatojnë marrëveshjen”, tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendja e Schumacherit, ka shpresë për operacionin e ish-kampionit
Artikulli tjetërKarantina “kreative”/ Shpikja: Pica me gjethe hithre!