Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Rovena Daja ka deklaruar se pjesa më e madhe e pacientëve pozitivë me koronavirus janë asipmtomatikë, por shtoi se ekziston frika për përhapjen e infeksionit tek grupet e rriskuara.
Advertisements
Daja ndau edhe disa raste të mungesës së ndërgjegjësimit së qytetarëve gjë që ka sjellë edhe rritjen e shifrave sipas saj. Ajo tha se ka pasur raste kur persona të dyshuar për Covid, testohen dhe presin përgjigjen nga restoranti me persona të tjerë, apo edhe kur të rinjtë asimptomatikë këshillohen të vetëkarantinohen por nuk e zbatojnë këtë gjë.
“Pjesa më e madhe e personave që kemi aktivë, janë asimptomatikë. Ne nuk e dimë akoma a krijon imunitet virusi. Nga të gjithë artikujt që kemi lexuar kemi kuptuar se disa persona bëhen imunë por nuk e dimë sa zgjat kjo. Ne po bashkëjetojmë me virusin, dhe ka persona që nuk ka asimptomatikë por problemi nuk është tek ata por te njerëzit e moshuar që ata kanë në familje.
Advertisements
Problemi qendron se nga ajo që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, mund të ndodhë edhe këtu. Ne përpiqemi që rasti i infeksioneve të jetë i ulur, dhe të mos e transmetojmë virusin tek prindërit tanë. Unë e dëgjova kryeministrin dhe në njëfarë mënyrë ka të drejtë. Një person me shenja klinike që mund jetë me Covid sjell analizën dhe kur ne e marrim në telefon dhe ai është në një restorant me 10-15 persona të tjerë.
Kryeministri ka dalë shumë i revoltuar dhe ka shumë të drejtë. Ka pasur raste kur 18-vjeçarë janë pozitivë dhe ne i kemi thënë që të qëndrojnë në shtëpi, dhe kanë dalë për kafe me shokët dhe shoqet”, tha Daja në emisionin Abc-ja e Mëngjesit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!