Lajm i mirë/ Numri i të shëruarve, më i lartë se ai i të prekurve, ja sa pacientë e mundën koronavirusin

Nderkohe qe rritet numri i rasteve te reja me koronavirus, por sot me i ulet se rekordi i nje dite me pare, me 44 te prekur, ka edhe lajme te mira.

Advertisements

Ministria e Shendetesise raportoi sot se “Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19”.

Sipas te dhenave te fundit rezultojne te sheruar gjate 24 oreve, 33 qytetarë, duke e cuar totalin e personave qe e munden semundjen ne 1034.

Advertisements

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”- apelon ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23

Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6

Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1

Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVaksína kundër koronavírusit / Kompania amerikane jep lajmin e madh
Artikulli tjetër“Një person i dyshuar për Covid priste rezultatin në restorant me 15 të tjerë”, specialistja e ISHP flet për rrezikun e madh