“Kryeministri rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfrit nuk ka”- Shehaj publikon videon: Si gënjeu Rama për paketën e tretë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me paketën e tretë ekonomike.

Advertisements

Me një shënim në facebook, ku ka postuar një video të kryeministrit, Shehaj shkruan se Rama ka thënë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë, por vendosi të mos bëjë atë më pas.

“Kryeministri i luksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfrit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare”, shkruan mes të tjerash ish-deputeti.

Advertisements

Postimi i plotë:

Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë.

Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.

Kryeministri i luksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfrit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës.

Kryeministri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.

Mungesa e një pakete të tretë është tra gjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mund të vr asë gjysmën e njerëzve”, Shkencëtari amerikan bën paralajmërimin e forte, ja përse bëhet fjalë
Artikulli tjetërPrej 7 vitesh kryeministër, Rama me kredi, të ardhurat kryesore në shtëpi i sjell bashkëshortja (PASURIA)