Karburant e dieta gjatë karantinës, deputetët shpërblehen me shumat e majme në muajin e ‘luftës’(Dokumenti)

Shpenzimet e deputetëve janë diskutuar shumë herë dhe ka pasur edhe zëra që i kanë konsideruar trajtimet financiare për ta si abuzime dhe në shumë raste të fryra.

Advertisements

Por, përtej këtij debati të vjetër, një rast i keqpërdorimit të buxhetit të shtetit për shpërblimet financiare vjen për muajin prill.

Gjatë këtij muaji, kur në Shqipëri kanë qenë në fuqi masat e rrepta të ndalimit të qarkullimit, madje edhe të daljes nga shtëpia për pjesën më të madhe të ditës, deputetët shqiptarë duket se sërish kanë pasur mundësinë dhe nevojën për të lëvizur me makinë dhe që në këtë mënyrë të përfitonin nga trajtimi financiar që garantohet në buxhet për këtë rast. Vetëm dy deputetë nuk kanë marrë shpërblimin për karburant gjatë muajit prill, pikërisht kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me Myslim Murrizin.

Advertisements

Vlen të theksohet gjithashtu se janë 38 deputetë, që gjatë muajit prill nuk e kanë përfituar dietën, e cila u garantohet nga statusi i deputetit. Duke bërë një krahasim me muajin shkurt kur nuk kishte pandemi dhe muajin prill për shpërblimet që deputetët kanë marrë, nuk ka asnjë ndryshim.karantine

Për shpenzime për karburant, në total deputetëve u janë shpërndarë 3 milionë e 885 mijë lekë. Ndërsa sa i përket zërit të dietave, në muajin maj ka një dyfishim të shpërblimeve të dhëna për deputetët krahasuar me muajin shkurt të këtij viti.

Në një kohë normale, këto shpenzime të deputetëve shqiptarë do të ishin të kuptueshme, pasi ata, përveç detyrës për të hartuar ligje apo për të marrë pjesë në punimet e komisioneve parlamentare, kanë për detyrë që të shkojnë në zonat që përfaqësojnë për t’u takuar me qytetarët dhe për të marrë prej tyre shqetësimet që ata kanë.Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus3

Por në kushtet ku ndodhej Shqipëria gjatë muajit prill, ku nuk lejohej lëvizja, përveç disa personave dhe sektorëve të veçantë, deputetëve shqiptarë nuk u është nevojitur shumë shpërblimi për karburantin. Për më tepër që deputetëve nuk u është dashur që të udhëtojnë për në punë gjatë këtij muaji, pasi deri 2 javët e para aktiviteti parlamentar ishte i pezulluar dhe nuk pati as mbledhje të komisioneve, por aq seanca plenare.

Edhe në pjesën e dytë të këtij muaji, mbledhjet e komisioneve parlamentare u zhvilluan online dhe deputetët merrnin pjesë në mbledhje nga shtëpitë e tyre përmes telefonave, ose kompjuterëve, pa pasur nevojën që të dilnin dhe të përdornin makinat.

Gjatë atij muaji u zhvilluan vetëm 3 seanca plenare, në datat 16, 23 dhe 30 prill. Po ashtu, gjatë muajit prill janë 23 deputetë, të cilët kanë marrë shpërblimin për qiranë e banesës, duke qenë së shtëpitë e tyre nuk i kanë në kryeqytet. Ky shpërblim iu është kaluar në llogaritë bankare deputetëve, edhe pjesa më e madhe e tyre karantinën e kanë kaluar pranë familjeve./ PANORAMA

ALIMADHI MERR PARATË E KARBURANTIT EDHE PSE ISHTE NË SPITAL

Rasti më flagrant i keqpërdorimit të shpërblimit që jep buxheti i shtetit për karburant për deputetët, është ai i Adriatik Alimadhit.adriatik-alimadhi-me-infermieret

Ky i fundit është deri më tani i vetmi deputet që është prekur nga virusi COVID-19. Madje, për disa ditë gjendja e tij ishte kritike dhe u desh një trajtim intensiv në spitalin COVID-1, që Alimadhi të tejkalonte gjendjen kritike. Edhe pse i prekur nga virusi, Alimadhi nuk ishte më shumë se 3 javë, pasi qëndroi për gati 2 muaj i shtruar në spital për shkak të disa komplikacioneve të tjera shëndetësore.

Megjithëkëtë, shpërblimi nga buxheti i shtetit për shpenzime karburanti ka kaluar për Alimadhin edhe gjatë muajit prill, në të njëjtën shumë siç e kishte përfituar edhe në muajt paraardhës. Gjithashtu edhe për dieta dhe telefon, Alimadhi ka pasur të njëjtat shpenzime në muajin prill si në muajt e mëparshëm

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Tërbohet’ moti në Tiranë, shi e breshër në mes të qershorit
Artikulli tjetërKE mendon hapjen e kufijve për Ballkanin më 1 korrik, heqje kufizimesh me 6 shtete, ja cfare do ndodhë me Shqipërinë