Rama jep lajmin e madh: As tatim fitimi dhe as TVSH për bizneset e vogla! Do heqim me LIGJ në Parlament

Suksesi i eurobondit, duket se ka ndryshuar politikat ekonomiko-financiare në vend.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama, sapo bëri me dije në një konferencë për mediat se biznesi i vogël nuk do paguajë as tatim fitim dhe as TVSH.

E gjitha kjo tha Rama nuk është pjesë e programit elektoral por do bëhet zyrtare, me ligj në Parlament dhe projektligji do i shkojë Kuvendit në këtë sesion parlamentar, para se Kuvendi të mbyllë punimet.

Advertisements

“Do e mbyll duke thënë këtë dhe do ju lutesha të na ndihmonit t’ua përcillnim atyre që sot kanë dalë nga një situatë e vështirë, atyre që janë punëkrijues, njerëzit më shembullorë sipas meje të Shqipërisë që duam ne, që është një vend i vështirë të gjesh punën që do por kush do të jetojë me punë, e krijon punën, biznesi i vogël.

Tani, cfarë do thoshim ne dhe përtej asaj që do thoshim, cfarë do mendonim e, sa shumë e ngatërruar do ishte nëse dje do kishim dalë sic doli Shqipëria, para se ne të merrnim qeverinë, nga një proces eurobondi, me brinjët e ngjitura dhe mushkritë të asfiksuara?

Nuk do bënim ato që kemi planifikuar me Shqipërinë 2030.

Në këtë sesion parlamentar do cojmë rishikimin e buxhetit dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin dhe jo për fushatë, jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029. S’do kenë tatim-fitimi dhe ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-ë. Me këtë rezultat të djeshëm u them atyre që kanë biznes të vogël, ne do ju heqim edhe TVSH-në, limitin, deri në sa xhiro do e përcaktojmë në vazhdim.

Për disa vite ata mos kenë as tatim-fitimi as TVSH dhe kjo do bëhet me ligj në parlament , jo në fushatë”, u shpreh Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerkel dhe Macron paralajmërojnë KE-në: Përgatituni për një valë të dytë të Covid-19
Artikulli tjetërShpë rthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet lëndë pla sëse lokalit në katin e parë të pallatit