Plas sherri në PS, Ndreu-Lleshajt: Harrojeni nëse mendon se jemi policë rreshti, ja si ja kthen Lleshaj

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është përplasur ashpër me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë mbledhjes së Task-Forcës për Turizmin. Shkak për përplasjen e tyre është bërë shembja e ndërtimeve pa leje nga IKMT, në periudhën e sezoni turistik. Ndreu i tha Lleshajt se nëse mendojnë se kryebashkiakët janë policë rreshti, ta harrojnë. Nga ana tjetër, Lleshaj u shpreh se po ia kursen atë që donte të thoshte, ndërsa shtoi se IKMT vazhdon aksionin dhe s’duhet të konsultohet me kryebashkiakët. Ndërsa debati ishte ndezur, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i kërkoi mediave të largohen.

Advertisements

DEBATI I PLOTË:

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një noftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shëmeb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë. Ia kam thënë kryeministrit dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshti harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë…

Advertisements

Bëj thirrje publikisht të ulemi trë diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Sms nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk ekziston bashkia në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka pasur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj dhe zbatohen në m,ënyrë rigoroze. Siaps rregullave nuk negociohet me kryetaruin e bashkisë ëpr të vendosur ligjin në një vend ,ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raoport me shkelësit IKMT do të veprojë drejperdrejt dhe nuk marrina utorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush tjetër… Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse diklush e ka shkelua të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLleshaj paralajmëron për sezonin turistik: Vija bregdetare s’duhet te preket nga paligjshmëria, ja cfarë nuk do lejohet tjetër
Artikulli tjetërLajm i keq/ BE planifikon te mbyll kufijtë me Shqipërinë dhe 160 shtete deri në 31 gusht, ja cfarë pritet sot