Basha i përgjigjet Ramës për Eurobondin: Po zhyt vendin në borxhe, po mburresh me një barrë të re për shqiptarët

Basha shkruan se vendi është zhytur në borxhe dhe Kryeministri merr borxh të ri.

Advertisements

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për Eurobondin. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se vendi është zhytur në borxhe dhe Kryeministri merr borxh të ri.

Më tej numri një i opozitës, Eurobondin e quan një barrë të re për vendin dhe bën thirrje për largimin e Ramës, pasi sipas tij ka ardhur koha për ta laërguar.

Advertisements

“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan Basha.

Më herët në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se investitorët besojnë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj. Më tej Rama u përgjigjet të gjithë kritikëve dhe shton se tregjet financialre janë shprehur sot se Shqipëria s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, e në fund do dalë më i fortë nga të dyja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjoftimi nga OSHEE/ Ndërprerje energjie edhe nesër në Tiranë: Ja orari dhe zonat që preken
Artikulli tjetërShpenzimet qeveritare, Haradinaj 1.000 euro më shumë në ditë sesa Kurti