Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të rinisin brenda 10 ditësh pasi gjithçka ishte bllokuar nga pándemia e kòronavirusit.
Advertisements
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi tha për Radion Evropa e Lirë se ka zhvilluar takime me të gjitha institucionet, përfshirë këtu Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për rikthimin sa më të shpejtë të fluturimeve.
“Po bëjmë përpjekje që brenda dhjetë ditësh të bëhet rifillimi i plotë i fluturimeve ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Còvid-19 [sèmundjes që e shkakton korònavirusi], të lëshuara nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Abrashi.
Advertisements
Deri tani, në Kosovë janë regjistruar 1236 raste me kòronavirus, nga të cilët 31 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 912 të tjerë janë shëruar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!