Ja kush po vr et në Elbasan, dy familje janë rivale të përjetshme

Gazetari Sokol Bregu komentoi ngjarjen e djeshme që tro nditi edhe njëherë qytetin e Elbasanit. Në një at entat ma fioz mbeti i plagosur rëndë Ardian Çapja, i cili vijon të jetë në gjendje kritike tek spitali i Traumës.

Advertisements

Gazetari theksoi në Abc News se në Elbasan janë tashmë dy familje rivale të përjetshme me njëra-tjetrën dhe kanë ardhur deri në këtë pikë pasi shteti nuk ka ndërhyrë.

Sipas tij 10 vite më parë Elbasani ishte shumë herë më i qetë, ndërsa shton se ajo që ndodhi dje është një sekuencë filmi që do e shohim prej kohësh.

Advertisements

“Është një histori ku dy bandat rivale përp lasen, ose më saktë jo dy bandat, ato janë dy pjesë të qytetit, të cilat furnizohen gjatë gjithë kohës me njerëz dhe janë armiq të përjetshëm të njëri-tjetrit. A mendon kështu si unë policia? Mendoj se jo. Erdhëm në këtë pikë në Elbasan për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe jemi në këtë pikë ku vetëm shohim dhe nuk mund të ndërhyjmë.

Shteti nuk ka ndërhyrë kurrë, ja si e sollën Elbasanin në pikë. Ku para 10 vitesh ishte shumë herë më i qetë, por renditej në rrethet me kri minalitetit diku te 15 apo 20. Dhe çfarë ndryshon, Elbasani sidomos 5 vitet e fundit renditet ose pas Tiranës, ose i treti pas Tiranës dhe Durrësit. Se si e çuan Elbasanin këto do të donim ditë ta sqaronim. Por ajo që ndodhi dje është një sekuencë e një filmi që do e shohim prej kohësh”, tha Bregu.

Gazetari shtoi më tej se shteti duhet të ndërhyjë në Elbasan, dhe të mos i lërë bandat të veprojnë vetë. Lidhur me këtë Bregu solli në vëmendjen rastin e Shkodrës.

“Vetëm me arrestimet që u bënë në Shkodër, kri minaliteti për 2019 ra me 40%. Ndërhy të mos ketë kriminalitet. Ai inspektori i kri meve në Elbasan nuk ndërhyn sepse nuk ka guxim, jo se ka në filozofi”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBujar Qamili tregon se cila zonë e Shqipërisë e lëshon më shumë lekun
Artikulli tjetërMeta dhe Rama lënë pas ‘replikat’, vendosin paqe dhe takohen, Ruçi i sheh i lumtur nga pas