Bota e futbollit në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Toni Dan, i cili ishte pjesë e “Djajve të Kuq”, në triumfin e vitit 1968 në Kupën Europiane në finale ndaj Benfikës, me rezultatin 4-1.
Advertisements
Ai i ishte bashkuar Junajtid nga Shelbourne në vitin 1960 dhe gjatë kohës së tij në Old Traford u aktivizua 535 ndeshje, duke u bërë kështu lojtari i tetë me më së shumti paraqitje në histori të klubit.
Mbrojtësi anësor arriti ta fitojë dy herë titullin e ligës gjatë 13 vjetëve të tij në Manchester United – në vitet 1965 dhe 1967 si dhe FA Cup. PANORAMASPORT.AL
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!