Vajza i drejtohet nënës: Ti ngrihesh pas 20 vjetësh dhe më nxjerr nga shtëpia

Senaca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës nënë dhe bijë.

Advertisements

Shkak për konfliktin midis tyre është bërë prona. Pranvera tregoi në studio se babai i saj në vitin 2010, i dha një magazinë sepse ajo nuk kishte një shtëpi ku të jetonte.

Pavarësisht se prej 20 vitesh jeton aty, pas vdekjes së babait kjo magazinë ka krijuar mjaft konflikt në familje sepse edhe fëmijët e tjerë duan të kenë pjesë.

Advertisements

Nëna është vendosur në një pozitë të vështirë, nuk mund të ndajë dot fëmijët dhe i kërkon vajzës së saj Pranverës që të dalë prej aty.

Por Pranvera nuk pranon sepse aty ka hedhur gjithë pasurinë e saj dhe kjo gjë ka çuar në një konflikt të madh midis tyre.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Takimet pas zgjedhjeve në Serbi, Kosova është e përkëdhelur”/ Vuçiç: Gati për dialog
Artikulli tjetërI hoqën patentën, Ermal Mamaqi flet për herë të parë pas udhëtimit me shpejtësi ‘të frikshme’: Asgjë nuk ta vjedh energjinë si….