Ndërsa sezoni turistik ka disa ditë që ka nisur, në Vlorë turistët ende nuk po duken.
Advertisements
Ndërkohë, bizneset vazhdojnë që të përgatiten për të pritur turistët, ndërsa kufiri me Kosovën është hapur.
Numri i pushuesve në qytetin bregdetar është i vogël.
Advertisements
“Unë jam nga Tirana për disa ditë pushime. Nëse do të ketë kohë të mirë do të rrimë disa ditë. Po nuk shohim njerëz, nuk bëjnë njerëzit plazh.”, tha njëri prej tyre për Ora News.
Edhe për shkak të kushteve atmosferike të fundjavës, në plazhe këtë të diel mbizotëruan vendasit.
“Gjithë bregu është i vdekur, s’ka turistë.”
Operatorët turistikë ndërkohë në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës janë në fund të përgatitjeve për pushuesit.
Pas hapjes së kufijve më 1 qershor, lëvizjet kanë nisur edhe në Radhimë, por rezervimet mbetën të ulëta.
Rezervimet në qytetin e Vlorës shkojnë në 20% të kapaciteteve , ndërsa operatorët turistikë këtë vit shpresojnë tek turizmi patriotik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!