Sot në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora moderatorja Xhesi Muçaj e prekur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri për abuzimet me vajzat e reja, ka bërë një deklaratë personale duke dhënë një këshillë.
Advertisements
“Drejtohuni psikologut për çdo lloj shqetësim që keni, nuk është as turp as çmenduri.Unë e bëj gjithmonë”.
Moderatorja gjithashtu këshilloi publikun kryesisht të ata që janë në moshë të re, duke thënë se rrjetet sociale nuk janë aty për të na bërë të ndihemi keq, por thjesht për të ndarë gjërat tona më të bukura me njëri-tjetrin.
Advertisements
“Ne zgjedhim të publikojmë vetëm gjërat e bukura të jetës sonë, më besoni pas atyre fotove fshihen 1001 foto të tjera ndoshta jo aq të bukura të cilat fshihen. S’jemi perfekt”, është shprehur ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!