Parku Rinia dhe nje park tjeter ne bote, te dy te mbushur me uje sipas projektit te parashikuar
Reshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tiranë krijuan një pamje jo të zakonshme te “Parku Rinia”, i përuruar në datën 1 Qershor.
Advertisements
Në park ishin krijuar pellgje me ujë, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cilët mbetën të pakënaqur nga këto pamje, ku nuk munguan edhe akuzat ndaj institucioneve.
Por brenda pak kohësh punonjësit e mirëmbajtjes e rikthyen menjëherë në normalitet situatën, duke bërë që “Parku Rinia” të jetë sërish gati për të pritur fëmijët.
Advertisements
Mbi akuzat për krijimin e pellgjeve me ujë ka reaguar edhe drejtori i Urbanistikës Joni Baboci, i cili shprehet se projekti është vetë i tillë që lejon që disa zona të parkut të mbajnë ujë për disa orë, në mënyrë që të ulet rrjedhja e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbërta.
Ai e ka shoqëruar reagimin e tij edhe me shembuj të parqeve të tjerë botërorë, të cilët krijojnë pellgje me ujë në raste kur ka shumë reshje, në mënyrë që të arrihet zbutja e ujërave të stuhisë urbane.
“Ky është një koncept për kryqëzatën urbane: zbutja e ujërave të stuhisë urbane. Dia zona mbajnë ujë për disa orë, duke ulur rrjedhjen e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbërta.
Për planifikuesit e ardhëshëm dhe qëturmat postmoderne: bëni një pushim nga rrjetet sociale dhe shkoni dizajnoni diçka të këndshme”, shkruan drejtori i Urbanistikës.
https://pbs.twimg.com/media/EZ286QOWkAEwLUk?format=jpg&name=360×360
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!