Aktorja ka thënë se atë ditë kur u prish Teatri Kombëtar, është shembur dhe një pjesë e saj dhe ka mbetur pa fjalë.
TIRANË- Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, është përlotur teska ka folur sot për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në intervistë për emisionin “Kjo Javë”, aktorja ka thënë se atë ditë kur u prish Teatri Kombëtar, është shembur dhe një pjesë e saj dhe ka mbetur pa fjalë.
Advertisements
“Nuk e imagjinoja, e dëgjoja po nuk e kam besuar kurrë që do prishej. Kam ngel pa fjalë. Sikundër ra ajo, ashtu edhe organizmi im rrëshqiti, ishte tepër e dhimbshme. Edhe sikur të vinte momenti, që duhej bërë, që duhej prishur me doemos, ai duhet të binte me respektin më të madh, me ceremoni duhet të binte.
Është e dhimbshme! Ne si komb i vogël që jemi, ca kemi me vlerë, në radhë të parë? Gjuhën, kulturën edhe nëse shkojmë në Evropë, shkojmë me ate kulturë që e kemi të mrekullueshme dhe e pasurojmë. Ajo ishte kompleks, u bë pedonalja, ishte galeria, teatri, ishte një kompleks shumë i bukur që edhe në Paris mund ta shihje atë”, shprehet Anagnosti.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!