Lajme pozitive për sa i përket testeve për Koronavirus te Tirana. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se të gjithë futbollistët dhe pjesarët e klubit bardheblu janë të pastër, duke mos rezultar asnjë i prekur, pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua ditën e mërkurë ku skuadra e Egbo triumfoi me rezultatin 1-3. Një lajm ky që i ndez dritën jeshile, takimit të nesërm mes Luftëtarit dhe Tiranës.
Advertisements
Pritet që së shpejt klubi bardheblu të dalë me një komunikatë nëpërmjet faqes zyrtare në lidhje me përgjigjet e tamponëve të kryera mëngjesin e ditës së sotme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements