Rrezikoi mbytjen në Palasë, Vittorio Sgarbi flet pas momenteve të panikut

Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi, pas publikimit të videos së tij ku kaloi momente paniku pasi rrezikoi të mbytej në bregdetin e Palasë, tha se është mirë.

Advertisements

Lajmin e dha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i cili publikoi një video ndërsa udhëtonte me makinë me Sgarbin.

“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.

Advertisements

Ndërsa publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.

“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- u shpreh ai.

Sgarbi po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë. Video ku kritiku i njohur i artit rrezikoi të mbytej u publikua në uebsajtin e tij zyrtar.

“Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir,”- shkruhej në uebsajt.

Teksa ishte futur në det për t’u larë, Vittorio Sgarbi u rrezikua nga dallgët e forta për shkak të kohës jo të mirë. Ka qenë vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga resorti ku ndodhet publicisti që e kanë ndihmuar për ta nxjerrë në breg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë ish-i prekur nga Covid u prek për të dytën herë? Bòmba e shëndetësisë shqiptare hedh poshtë edhe shkencën(Reagimi i Tritan Shehut)
Artikulli tjetër“Më ndryshove jetën”, Klea Huta poston foton e djalit të saj Krid