Një ish-i prekur nga Covid u prek për të dytën herë? Bòmba e shëndetësisë shqiptare hedh poshtë edhe shkencën(Reagimi i Tritan Shehut)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar pas njoftimit se një rast nga personeli shëndetësor është infektuar për herë të dytë pas 3 muajve, pasi është kontakt i një pjesëtari të familjes që është infektuar ditët e fundit.

Advertisements

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ironizon dhe e konsideron një “gjetje” botërore, që godet teoritë e perpjekjet për vaksinën, dhe si i tillë duhet publikuar e mbrojtur në mediat më të mëdha të shkencës.

Sipas Shehut, në Tiranë bëhen deklarime të tilla “bombë”, duke qenë i bindur edhe pa asnjë studim imunologjik, qoftë dhe i thjeshtë ky.

Advertisements

Kujtojmë që ditën e sotme u konfirmuan 20 raste të reja, nga të cilat 10 ishin vetëm në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19.

Njofojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!

A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences.

Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere.

Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky.

Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomente frike për publicistin e njohur italian në bregdetin shqiptar, zhduket mes dallgëve në Palasë
Artikulli tjetërRrezikoi mbytjen në Palasë, Vittorio Sgarbi flet pas momenteve të panikut