Momente frike për publicistin e njohur italian në bregdetin shqiptar, zhduket mes dallgëve në Palasë

Rrezikon të mbytet në Palasë publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi i cili po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë.

Advertisements

“Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir”. Kështu shkruhet në uebsajtin zyrtar të kritikut italian të artit dhe politikanit.

Aty janë publikuar edhe pamjet e momenteve të frikshme që ka zgjatur disa minuta.

Advertisements

Teksa ishte futur në det për t’u larë, kritiku i njohur i artit u rrezikua nga dallgët e forta për shkak të kohës jo të mirë. Ka qenë vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga resorti ku ndodhet publicisti që e kanë ndihmuar për ta nxjerrë në breg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertët japin alarmin: Ju që përdorni Android, fshijeni urgjent këtë aplikacion!
Artikulli tjetërNjë ish-i prekur nga Covid u prek për të dytën herë? Bòmba e shëndetësisë shqiptare hedh poshtë edhe shkencën(Reagimi i Tritan Shehut)